
VoxNews kryefjalë në disa media ndërkombëtare, pas lajmit për “mundësinë e sulmit të Iranit” ndaj Izraelit në ditët e ardhshme.
Nexta, NewsUkraine dhe IndiaTVNews janë disa nga mediat që kanë cituar Voxnews.al në lajmin i referohet medieve në Lindjen e Mesme.
Voxnews iu referua lajmit të Al Mayadeen, se “CIA ka paralajmëruar Izraelin për një sulm të mundshëm të Iranit në 48 orët e ardhshme”. Megjithatë mbetet për t’i theksuar se ky pretendim është i pakonfirmuar zyrtarisht.
Sipas raportimeve, Al Mayadeen është media e bazuar në Liban, me lidhje me militantët e Hezbollah.

Tensionet në rajonin e trazuar nga lufta janë rritur ndjeshëm pas goditjes së konsullatës iraniane në Siri. Zyrtarët e lartë iranianë thanë se përgjigja do të ishte e ashpër.
Gjatë 12 orëve të fundit, Irani është përfshirë në sulme nga militantët e të ashtuquajturës Ushtria e Drejtësisë.
“Të paktën 11 anëtarë të forcave iraniane të sigurisë janë vrarë në një sulm në një seli të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në provincën kufitare juglindore të Sistan-Baluchestan, njoftoi media shtetërore.
Në përleshjet që pasuan gjatë natës me forcat e sigurisë, 16 anëtarë të Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë) - një grup i armatosur sunit - u vranë, njoftoi TV shtetëror iranian të enjten”, raporton Al Jazeera.
