Të pastrehë dhe të uritur, banorët e Gazës kanë frikë se po përsëritet katastrofa e 1948-ës

14 Shtator 2025, 16:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet katastrofa e 1948-ës, palestinezët po përjetojnë Nakba-n e dytë

Një mbrëmje të ngrohtë shtatori në vitin 2023, familja Abu Samra në veri të Gazës ishte mbledhur jashtë shtëpisë së tyre, ndërsa aroma e nenexhikut nga kopshti nuhatej kudo. Si gjithmonë, kryefamiljari Abdallah Abu Samra, tregonte historinë e fëmijërisë së tij, kur vetëm 10 vjeç u dëbua nga fshati i lindjes në atë që sot është Izrael, gjatë Nakba-s së vitit 1948, kur qindra mijëra palestinezë u shndërruan në refugjatë.

Por vetëm pak javë më pas, pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit dhe nisjes së luftës së Izraelit në Gaza, kujtimi i Nakba-s mori një kuptim të ri, një tjetër valë shpërnguljesh masive, bombardimesh dhe urie ekstreme, që sot shumë palestinezë e quajnë “Nakba e re”.

90% e popullsisë e zhvendosur

Që prej tetorit 2023, gati 2 milionë banorë ose rreth 90% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur disa herë, sipas OKB-së. Ndërkohë që Ministria izraelite e Mbrojtjes ka bërë plane për të shtyrë banorët drejt kufirit me Egjiptin, ekspertët ligjorë paralajmërojnë se kjo do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe një ndryshim të përhershëm demografik, që shumë e cilësojnë si spastrim etnik.

Të pastrehë dhe të uritur, banorët e Gazës kanë

Volker Türk, komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në OKB, ka deklaruar se dislokimi i civilëve dhe shkatërrimi i lagjeve nga Izraeli duket si një plan drejt ndryshimeve të përhershme në Gaza.

Disa ministra izraelitë e kanë thënë hapur.

Financieri Bezalel Smotrich ka deklaruar se janë duke shkatërruar gjithçka që ka mbetur nga Gaza.

“Po pushtojmë, pastrojmë dhe do të qëndrojmë aty derisa Hamasi të shkatërrohet”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Avi Dichter, ka folur për “Nakba-n e Gazës 2023”.

Familja Abu Samra, një jetë mes shpërnguljesh

Për familjen Abu Samra, lufta nisi me një valë bombardimesh që i detyroi të iknin menjëherë nga shtëpia. Në më pak se dy vjet, familja u shpërngul disa herë, u nda dhe humbi disa anëtarë në sulmet izraelite.

Sot, Abdallah Abu Samra, 87 vjeç dhe i sëmurë, jeton në një tendë të improvizuar në jug të Gazës.

Të pastrehë dhe të uritur, banorët e Gazës kanë

“Gjithmonë mendoj, flas dhe ëndërroj për t’u kthyer në shtëpi,” thotë ai, edhe pse e di se aty tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat.

Edhe nipërit e mbesat e tij e bartin këtë ndjenjë. Shumë prej tyre ende ruajnë çelësat e shtëpive të shkatërruara, ashtu si gjyshërit e tyre që nga viti 1948.

“A do të kthehen këto çelësa në çelësa simbolikë si ata të Nakba-s së parë?” pyet me trishtim e bija, Abeer.

Gaza e shkatërruar, kthimi i pamundur

Sipas Bankës Botërore, pothuajse 80% e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar, dhe rindërtimi mund të marrë deri në 80 vjet. Shumë banorë që guxuan të ktheheshin gjatë një armëpushimi të shkurtër, gjetën vetëm gërmadha.

Të pastrehë dhe të uritur, banorët e Gazës kanë
Foto nga zhvendosja e palestinezëve, 1948

Disa nga familjarët e Abu Samra arritën të largoheshin drejt Egjiptit, duke paguar mbi 5 mijë dollarë secili.

Por kryefamiljari refuzoi: Më mjafton që u shpërngula gjatë fëmijërisë. Nuk largohem më nga Gaza!

Në kampin ku jeton sot, mes urisë dhe sëmundjeve, ai shpreson që një ditë të ngrejë të paktën një tendë pranë rrënojave të shtëpisë së tij në veri.

“Nuk do të largohem nga Gaza për asgjë, boll kam vuajtur!”/ New York Times



Video