"UÇK! UÇK", flamujtë kuqezi "pushtojnë" Hagën, protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

14 Shtator 2025, 14:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"UÇK! UÇK", flamujtë kuqezi "pushtojnë" Hagën, protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me flamurin e UÇK-së, atë kuqezi dhe të Kosovës, qindra protestues janë mbledhur së bashku afër një pompe të derivateve janë nisur për në Hagë, atje ku  kanë marrë pjesë në protestë kundër Gjyktës Speciale, pranë Dhomave të Specializuara.

Voxnews.al ka siguruar pamje nga atmosfera e zjarrtë me thirrje patriotike dhe në mbështetje të ish-liderave të UÇK-së që ata pretendojnë se mbahen padrejtësisht dhe në mungesë të plotë provash prej disa vitesh tashmë në paraburgimet e Hagës.

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje nga autoritetet vendase. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.


Video