Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike: Irani të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt

23 June 2025, 07:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike: Irani të kthehet
Donald Trump dhe Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme, njoftoi sapo zyra e Kryeministrit britanik (Downing Street).

“Në këtë bisedë, liderët diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe ritheksuan rrezikun serioz që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare,”- thuhet në deklaratë.
Ata diskutuan edhe për veprimet që ndërmorën Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e kaluar për të reduktuar kërcënimin, duke u pajtuar se Irani nuk duhet të lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore.

Deklarata shton se të dy liderët përsëritën “nevojën që Irani të rikthehet sa më shpejt në tryezën e bisedimeve”, për të arritur një “zgjidhje të qëndrueshme”.

Starmer dhe Trump ranë gjithashtu dakord të “qëndrojnë në kontakt të ngushtë” gjatë ditëve në vijim.


Video