Situatë e vshtirë për ukrainasit në Pokrovsk, të rrethuar nga rusët në çdo drejtim! Dështon edhe kundërsulmi

3 Nëntor 2025, 15:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pokrovsk

Ushtria ukrainase është duke u përballur me një situatë të vështirë pranë qytetit të Pokrovskut, teksa një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve ukrainas e kanë gjetur veten të rrethuar.

Përparimi i rusëve drejt qytetit të Pokrovskut dhe Myrnogradit ka krijuar një xhep rreth 15 kilometra të thellë ku janë izoluar ukrainasit, të rrethuar nga çdo drejtim.

Ndonëse një grykë mbetet ende e hapur, lëvizja e tyre për t’u evakuuar është thuajse zero, kjo për shkak të numrit të madh të dronëve rusë që tashmë kontrollojnë zonën.

Dy ditë më parë, dy helikopterë me forcat speciale ukrainase tentuan të bënin një ulje pranë Pokrovskut me qëllim infiltrimin e qytetit dhe sprapsjen e ushtarëve rusë, por sipas raportimeve, ky operacion dështoi pikërisht për shkak të dronëve rusë në zonë.

Situatë e vshtirë për ukrainasit në Pokrovsk, të
Me të kuqe, territori i kontrolluar nga rusët pranë Pokrovskut

Video