Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë britanike në Bridgend të Uellsit.
Ata kishin përshtatur një banesë për kultivimin e kanabisit, brenda së cilës ishin mbjellë 432 bimë narkotike.
Në prangat e policisë britanike kanë rënë Ajet Alushi, 20-vjeç, Bashkim Papis, 40-vjeç, and Orges Hoxha, 25-vjeç.
Policia thotë se i gjeti shqiptarët teksa fshiheshin në tualetin e banesës me dy dhoma. Në gjykatë ata thanë se ishin kushtet ekonomike të vështira që i detyruan t’i futeshin rrugës ilegale të kultivimit të kanabisit.
Ndërsa gjykatësi vendosi t’i dënojë me nga 30 javë heqje lirie secilin.