
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se një shpërthim u dëgjua mbrëmë nga sarkofagu i ri që mbron atë që ka mbetur nga reaktori i katërt i termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Sipas të njëjtit burim, shpërthimi shkaktoi zjarr, por nivelet e radioaktivitetit brenda dhe jashtë Çernobilit mbeten në nivele të qëndrueshme dhe normale. Nuk është raportuar për viktima, theksoi IAEA.
Në postimin e tij, Zelensky fajësoi rusët për shpërthimin e Çernobilit, duke thënë se ai erdhi nga një dron që mbante një predhë lufte me eksploziv të lartë. Presidenti ukrainas foli për dëme të konsiderueshme të sarkofagut.
Cili është sarkofagu i ri dhe pse u ndërtua?
Sipas DW, guaska mbrojtëse e instaluar në vitin 2016 konsiderohet një vepër inxhinierike, është 100 metra e lartë dhe mund të mbajë edhe Notre Dame e Paris apo Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Ajo peshon gjithsej 36,000 ton. Ndërtimi i tij në zonën e reaktorit u cilësua i rrezikshëm për shkak të niveleve të larta të radioaktivitetit, ndaj “sarkofagu” i çelikut u ndërtua në një distancë të shkurtër, për t’u transportuar me shina në destinacionin e tij përfundimtar.
Iniciatorët e projektit shpresonin që guaska e çelikut do të parandalonte rrjedhjet e rrezatimit për 100 vitet e ardhshme, duke mbrojtur gjithashtu hapësirën e reaktorit nga lagështia dhe ngjarjet ekstreme të motit. Tashmë pas katastrofës bërthamore, në prill 1986, autoritetet sovjetike kishin ndërtuar një rrethim të improvizuar prej betoni, i cili, megjithatë, pati çarje të rrezikshme disa vite më parë. Kjo është arsyeja pse “sarkofagu i ri i Çernobilit” u pa i nevojshëm.
Last night, a Russian attack drone with a high-explosive warhead struck the shelter protecting the world from radiation at the destroyed 4th power unit of the Chornobyl Nuclear Power Plant.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 14, 2025
This shelter was built by Ukraine together with other countries of Europe and the world,… pic.twitter.com/mLTGeDYgPT
Kremlini hedh poshtë akuzat
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se ai nuk kishte informacion të saktë për incidentin e supozuar, por se Rusia nuk sulmon infrastrukturën bërthamore.
“Ushtria ruse nuk e bën këtë. Ata nuk e bëjnë. Ky ka shumë të ngjarë të jetë vetëm një provokim tjetër,” tha Peskov.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe mbikëqyrësi i energjisë bërthamore i OKB-së thanë se nivelet e rrezatimit mbetën normale pas incidentit, i cili erdhi pasi zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar luftën në Ukrainë.