Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Të paktën dy persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u lënduan nga një shpërthim që shkatërroi një restorant në Kinë.
Restoranti në provincën kineze Hebei, në qytetin Sanhe, u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.
Mediat shtetërore raportojnë se dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym dhe mbeturina në rrugë, ndërsa ndërtesat dhe veturat aty pranë u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.