Shpërthim i madh në një depo karburanti, të paktën 17 viktima

3 March 2023, 23:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim i madh në një depo karburanti, të paktën 17
Zjarrfikëset në vendngjarje

Një shpërthim i madh në një depo karburanti në Xhakartën Veriore, Indonezi, raportohet se ka ndodhur sot, duke shkaktuar të paktën 17 viktima, mes tyre dy fëmijë.

Shkaku i shpërthimit dyshohet se është shkaktuar nga një tubacion gazi i çarë. Rreth 42 persona u shtruan në spital, pasi morën plagë të rënda. Të evakuuarit u vendosën në ndërtesat e pushtetit lokal dhe në xhami.

Depoja e karburantit të Pertamina ndodhet në lagjen me popullsi të dendur Tanah Merah në veri të Xhakartës. Kompania përbën 25% të nevojave të Indonezisë për karburant. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Dudung Abdurachman raportoi se zjarri është shuar. Në aksion morën pjesë rreth 260 zjarrfikës dhe 52 makina zjarrfikëse.


Video