Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Krerët e të ashtuquajturit "koalicioni i semaforëve" janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kancelarinë në Berlin.
Siç raportojnë mediat gjermane, koalicioni qeverisës me sa duket është shembur, teksa kancelari Olaf Scholz, i Social Demokratëve (SPD) ka shkarkuar Ministrin e Financave të Liberalëve (FDP), Christian Lindner.
Udhëheqësit e asaj që në Gjermani njihet si "koalicioni i semaforëve", ??SPD, FDP dhe të Gjelbrit, ishin mbledhur në kancelarinë në Berlin këtë mbrëmje.
Lindner thuhet se i ka sugjeruar Scholz-it të mbajë zgjedhje të reja në fillimin e vitit 2025, teksa ka thënë se "nuk sheh më një të ardhme në këtë koalicion".
Scholz raportohet se do të dalë në një konferencë për mediat nga çast në çast.