Rutte kërkon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s

2 May 2025, 16:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rutte kërkon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet
Shefi i NATO-s, Mark Rutte

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar anëtarëve të aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera për artikuj të tjerë që lidhen me mbrojtjen, për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%, raporton Reuters.

Propozimi i Rutte mund t'i japë mundësinë presidentit të SHBA-së ta cilësojë këtë si një fitore të tijën në samitin e NATO-s në Hagë në qershor, ndërkohë që nuk i angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë për një premtim prej 5% për shpenzimet kryesore të mbrojtjes, të cilin shumë e shohin si të paqëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht.


Video