Rusët u larguan nga Khersoni, Zelensky: Kanë lënë pas shumë mina dhe eksplozivë

12 November 2022, 08:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusët u larguan nga Khersoni, Zelensky: Kanë lënë pas
Volodomyr Zelensky

Pasi rajoni i Khersonit është marrë sërish nga Ukraina, presidenti Volodomyr Zelensky tha se trupat ukrainase po i afrohen qytetit.

Ai tha se “pasi të kenë arritur kufijtë, do të fillojnë me “masa stabilizuese”, teksa paralajmëroi se forcat ruse kishin lënë pas shumë mina dhe eksplozivë, “veçanërisht në objekte jetike”.

“Ushtarët ukrainas do të ndihmohen nga policia, shpëtimtarët dhe punëtorët e energjisë. Mjekësia, komunikimi, shërbimet sociale po kthehen sërish”, shtoi Zelensky gjatë një fjalimi në Telegram.


Video