Rrëzohet avioni gjerman në Austri, humbin jetën katër persona

6 Korrik 2025, 09:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet avioni gjerman në Austri

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën, 5 korrik, në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe dyshohet se u përfshi nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Nuk ka informacione të tjera lidhur me shkakun e tragjedisë ajrore.

Video