
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duket i interesuar të përfundojë luftën në Ukrainë.
Trump u tha Trump gazetarëve pasi u kthye në Washington nga Iowa, ku mori pjesë në një aktivitet para Ditës së Pavarësisë, se ishte “shumë i pakënaqur” me telefonatën e 3 korrikut midis dy udhëheqësve.
“Duket sikur ai dëshiron t’i shkojë deri në fund dhe të vazhdojë të vrasë njerëz. Nuk është mirë. Nuk isha i kënaqur me të”, u tha Trump gazetarëve.
Telefonata, e cila zgjati rreth një orë, u konfirmua nga Kremlini se ishte përqendruar për Ukrainën.
Putin raportohet se i tha Trump se Rusia do të vazhdonte të ndiqte “qëllimet” e saj në luftë.
Kritikat e Trump pasojnë një përshkallëzim të mprehtë të sulmeve ruse me raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën që kanë vrarë dhe plagosur qindra civilë në javët e fundit.
Sulmet kanë goditur rajone të shumta, duke shkatërruar infrastrukturën civile mes thirrjeve të vazhdueshme nga Ukraina, SHBA-të dhe Evropa për një armëpushim pa kushte.
Një ditë pas telefonatës së tij me Putin, presidenti amerikan foli në telefon me presidentin Volodymyr Zelensky dhe tha se të dy patën një bisedë “shumë strategjike”.
“Folëm për gjëra të ndryshme… Mendoj se ishte një telefonatë shumë, shumë strategjike”, tha Trump. Kur u pyet për furnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, ai u përgjigj: “Po, mund ta bëjmë”.
“Ata do të kenë nevojë për diçka sepse po goditen mjaft rëndë”, shtoi Trump.