
Qeveria “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të ...
17 Korrik, 13:15Fokus
Teksa sot pritej të zhvillohej përpjekja e 42-të e konsituimit të Kuvendit të Kosovës, tek ky i fundit është ngritur një alarm për bombë, që ka bërë evakuuimin e të gjithë ligjvënësve por dhe gazetarëve.
Fillimisht u mendua për evakuuimin e stafit të gazetarëve vetëm nga ambientet e brendshme, por u pasua më pas dhe atyre të deputetëve.
Sakaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është shprehur për mediat se policia ka kërkuar lirimin e Parlamentit të Kosovës, për shkak të një kërcënimi, rrethanat e së cilës nuk janë të ditura, teksa dyshohet për ndonjë bombë.
Uniformat blu janë në vijim të punimeve për vërtetimin e pranisë së ndonjë lëndë shpërthyese në godinën e Parlamentit.