
Numri i të plagosurve nga shpërthimi i një pikë karburanti në zonën e Prenestinos në Romë, ka ardhur në rritje, duke shkuar në 50 të lënduar.
Sipas Corriere della Serra, dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Midis të plagosurve, ndodhen të paktën tetë policë dhe një zjarrfikës.
Ngjarja u zhvillua në dy faza. Shpërthimi i parë ndodhi ndërsa kamioni që po furnizohej me karburant në rezervuarin e jashtëm të LPG-së që po shkarkohej. Për shkak të një mosfunksionimi të sistemit, pati shpërthim me një zjarr. Kur zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje, pati një shpërthim të dytë shumë të fortë të LPG-së, duke lënë kështu dhe të lënduar mes forcave ndihmëse.
Qendra për Psikologji të Integruar për Mirëqenie në Romë, e vendosur në via di Galla Placidia 15, ka aktivizuar Qendrën e Dëgjimit Psikologjik Falas për përpunimin e traumave, në përgjigje të shpërthimit të mëngjesit të sotëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Vittorio Pisani, ishte i pranishëm në spitalin Policlinico Umberto I, në orët e vona të pasdites për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të oficerëve të shtruar në spital, pas lëndimeve të marra. Pisani donte të tregonte afërsinë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit me oficerët dhe familjet e tyre.
Sipas raportimeve, zjarrfikësi që u dogj nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes në via dei Gordiani, në lagjen Casilino të Romës, është larguar nga spitali me një prognozë 10-ditore. Anëtarët e tjerë të ekipit, dolën gjithashtu në shtëpi me një prognozë 7-ditore dhe u dërguan në urgjencë për kontrollet e nevojshme. Ekipet e zjarrfikësve janë ende në vendngjarje për të siguruar vendin e ngjarjes.