Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me dhjetëra viktima, NATO bën thirrje për hetim të plotë të shkaqeve!

26 December 2024, 15:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me dhjetëra viktima, NATO

NATO bëri thirrje sot për një hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit, ku humbën jetën 38 persona.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe viktimat e fluturimit J28243”, tha zëdhënësja Farah Dakhlala në një postim në platformën X.

“I urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, shtoi ai.

Kryetari i Senatit të Kazakistanit tha më herët sot se shkaku i rrëzimit është ende i panjohur.

Avioni i pasagjerëve Embraer u rrëzua të mërkurën në afërsi të qytetit Akhtatu të Kazakistanit, pasi më herët doli nga kursi mbi një zonë të Rusisë që Moska thotë se së fundmi ka kapur sulmet nga dronët ukrainas.


Video