"Respektoni vendimin e gjykatës" - Dënimi i krerëve të UÇK-së, reagon SHBA

16 September 2026, 16:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Respektoni vendimin e gjykatës" - Dënimi i krerëve

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas dhënies së dënimit në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë. Në një reagim për mediat, DASH thekson se Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërsa më tej në reagim thuhet se SHBA mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre. Po ashtu DASH nënvizon se mbështet përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Ndërsa po ashtu iu bëhet të të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse të konflikteve.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.


Video