Ra nga skela ku punonte, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi

5 July 2023, 19:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra nga skela ku punonte, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në
Foto ilustruese: Policia dhe ambulanca greke

Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në spital, shtatë ditë pasi u rrëzua nga një skelë teksa punonte.

Ngjarja ndodhi në zonën e Koumbe në Rethymno, ku 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua i nevojshëm transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias.

Për fat të keq, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.


Video