Ndodh në Angli: Hajduti shkon të vjedhë bankomatin me... buldozer

5 July 2023, 18:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Angli: Hajduti shkon të vjedhë bankomatin me... buldozer
Hajduti shkon të vjedhë bankomatin me... buldozer

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në West Sussex të Anglisë, ku një person ka shkuar të grabisë një bankomat duke e shkatërruar atë me buldozer.

Policia u njoftua nga banorët e zonës pak pas orës 02:00 të natës. Ata mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përballën me pamjen e pazakontë, policët iu vunë nga pas autorit të ngjarjes dhe arritën ta arrestonin atë. Mësohet se ai ishte një 43-vjeçar.

Kjo ngjarje shkaktoi probleme edhe në një nga linjat e trenave, e cila u mbyll për disa orë, pasi buldozeri kishte krijuar probleme te shinat.



Video