"Pushtues rus, ta dini se toka do t'ju digjet nën këmbë", ushtari ukrainas hedh veten në erë bashkë me urën

25 February 2022, 11:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Pushtues rus, ta dini se toka do t'ju digjet nën

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka  nderuar aktin heroik të një ushtari të forcave ukrainase, të cilin e ka konsideruar një nga heronjtë e së sotmes.

“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po përballet me okupatorët rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës u bë kryqëzimi i Krimesë, ku një batalion i veçantë i këmbësorisë, për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve ruse, mori vendim për të minuar urën në Genichesky.

Një inxhinier i një batalioni të veçantë, marinsi Vitaliy Volodymyrovich doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Ura u minua, por ai nuk pati kohë të largohej.

Sipas fjalëve të vëllezërve të tij në luftë, Vitaliy kontaktoi dhe dhe raportoi dhe befasisht ndodhi shpërthimi. Një vëlla yni u vra. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të rivendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.

Komanda e Trupave do të kërkojë para komandës më të lartë që t’I jepet marinsit Skakun Vitaliy Volodymyrovich titulli më i lartë shtetëror i nderit", mesazhi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës./New York Post

 


Video