“Profa i Tik Tok-ut”/ Mësuesi nga Kosova bie pre e bullizmit, shpërthen në lot: I thashë vëllait…

31 January 2022, 13:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Profa i Tik Tok-ut”/ Mësuesi nga Kosova bie pre e bullizmit,
Lulzim Paci, Tik Tok

Pre e bullzimit të rrjeteve sociale ka rënë një mësues Biologjie në Kosovë, pasi është bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në ‘Tik Tok’.

‘Faji’ i vetëm i profesorit Lulzim Paci, ishte se publikoi një video në ‘Tik Tok’ duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij dhe krejt idenë e kishte që të përcillte mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Por video ka shkaktuar mjaft reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilin e kanë bullizuar, e madje të rrezikoj edhe vendin e punës. Kjo e ka bërë profesorin që të ndihet keq, saqë i ftuar në një interviste televizive në KTV ka shpërthyer në lot, e madje ka treguar se i ka kërkuar vëllait të tij që të mos tregoj se e ka vëlla.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.

Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik-Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm. Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa.


Video