"Prit një minutë", Erdogan lë Putinin në pritje në takimin e Teheranit (video)

20 July 2022, 11:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Prit një minutë", Erdogan lë Putinin në pritje
Vladimir Putin në pritje

Një video e shpërndarë nga Presidenca e Turqisë tregon Vladimir Putinin që pret në sallë për plot 50 sekonda homologun e tij turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Presidenti rus shihet paksa i paduruar në pritje të Presidentit turk, me të cilin bisedoi ballë për ballë për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

“Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botë”, theksoi Erdogan. Por optimizmi u shua paksa nga pala tjetër. Putin nënvizoi se jo të gjitha çështjet për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, janë zgjidhur.


Video