Apple ka prezantuar smartfonin e ri iPhone 17, tashmë me ekran më të madh, më të ndritshëm dhe me një çip që premton shpejtësi më të lartë.
Smartfoni i ri vjen në pesë ngjyra të ndryshme, si dhe me një bateri më të avancuar që mund të arrijë deri në 8 orë më shumë.
iPhone 17 ka dy kamera, kryesorja me 48 megapiksel dhe kushton 799 dollarë.
Një smartfon i ri është prezantuar dhe quhet iPhone Air, smartfoni Apple më i hollë me vetëm 5.6 milimetra. Ky model kushton duke filluar nga 999 dollarë për 256 GB.
Apple ka prezantuar edhe modelin kryesor, iPhone 17 Pro, me shumë përditësime si nga jetëgjatësia e baterisë, kamerat, dizajni, shpejtësia e të tjera, dhe do të kushtojë 1,099 dollarë.
Modeli Pro Max, pritet të kushtojë diku te 1,199 dollarë.
Apple ka prezantuar edhe orën e re Apple Watch, ku modeli premium, Ultra 3 kushton 799 dollarë.