Ka destinacion Gazën, sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane, në bord ishte edhe Greta Thunberg

9 Shtator 2025, 11:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greta Thunberg dhe anija e sulmuar

Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë natës në ujërat pranë Tunizisë, ku një dron ushtarak ka goditur anijen “Family Boat”, pjesë e Flotiljes Global Sumud, një mision civil me destinacion Rripin e Gazës. Sipas “La Repubblica”, në bord ndodheshin disa anëtarë të komitetit organizator, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, Yasemin Acar dhe Thiago Avila.

Sipas dëshmive të aktivistëve, droni ka lëshuar një mjet shpërthyes që ka shkaktuar zjarr në kuvertën e sipërme të anijes. Fatmirësisht, të gjithë personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe flakët janë shuar.

Autoritetet tuniziane, që kanë hapur një hetim zyrtar, mohojnë praninë e një droni dhe raportojnë për një zjarr të shkaktuar nga jelekët e shpëtimit. Por pamjet dhe videot e publikuara nga aktivistët ngrenë dyshime të forta për një sulm të qëllimshëm, të lidhur me paralajmërimet e mëparshme nga zyrtarë izraelitë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Global Sumud Flotilla (@globalsumudflotilla)

Pamjet e publikuara nga aktivistët tregojnë momentin kur bomba u hodh nga droni dhe dëgjohet qartë shpërthimi. Megjithatë, autoritetet tuniziane duket se po përpiqen të zbusin situatën. “Sipas hetimeve fillestare, ka ndodhur një zjarr te jelekët e shpëtimit”, tha për agjencinë AFP-në zëdhënësi i Gardës Kombëtare tuniziane, Houcem Eddine Jebabli, duke shtuar se “nuk është konstatuar asnjë dron në zonë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Corriere della Sera (@corriere)

Anija me flamur portugez ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin. Flotilja po shqyrton mundësinë që ekuipazhi të transferohet në anije të tjera apo të gjendet një mjet zëvendësues.

Ky është sulmi i dytë ndaj një anijeje të Flotiljes këtë vit, pas incidentit në maj ku anija Al Damir u godit nga dy dronë pranë Maltës.

Organizatorët e Flotiljes Global Sumud e kanë cilësuar këtë akt si një sulm kundër një misioni paqësor civil, dhe kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëllimi i tyre për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të shprehur solidaritet me popullin palestinez.


Video