Politikani rus propozon pushtimin e 6 vendeve të tjera, 4 janë në NATO

27 March 2022, 21:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Politikani rus propozon pushtimin e 6 vendeve të tjera, 4 janë në

Sergei Savostyanov, një anëtar i Partisë Komuniste Ruse dhe një anëtar i asamblesë lokale në rajonin Moskës, sugjeroi në seancën e asamblesë që Rusia të “denazifikojë” gjashtë vende të tjera – Kazakistanin dhe Moldavinë, dhe katër anëtarë të NATO-s: Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Kujtojmë, presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim të Ukrainës me tezën se ky vend duhet të “denazifikohet” dhe “çmilitarizohet”.

Por Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është me origjinë hebreje dhe paraardhësit e tij janë vrarë në Holokaust.

Për këtë ka folur edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Dhe se si saktësisht Moska po kryen “denazifikimin” e Ukrainës e tregon fakti se rusët vranë një 96-vjeçar në granatimet e Kharkovit javën e kaluar.

Boris Romantschenko, një 96-vjeçar i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Holokaustit, u vra në një sulm rus në Kharkiv.

“Shtëpia e tij u godit nga një granatë”, tha mbesa e tij.

Romantschenko u mbijetoi kampeve të përqendrimit Buchenëald, Peenemünde, Mittelbau-Dora dhe Bergen-Belsen.

 


Video