Një mësuese në Nebraska u gjet lakuriq në një makinë bashkë me një nxënës adoleshent.
Ky i fundit u përpoq të arratisej kur policia i zbuloi, por u përplas me makinë dhe më vonë vrapoi në këmbë.
Erin Ward, 45 vjeçe, u gjet të shtunën me një student 17-vjeçar të cilin e kishte nxënës në një gjimnaz në Omaha.
New York Post shkruan se policia e kapi mat mësuesen e martuar pasi mori telefonatë rreth një makine të dyshimtë të parkuar në një rrugë në orën 03:00 të natës.
Oficerët që shkruan në vendngjarje gjetën 2 persona në sediljet e pasme.
Në këtë moment adoleshentin e ka kapur paniku dhe ka shkuar në sediljen e shoferit për t’i dhënë makinës.
Dy blloqe më tutje ai përplasi mjetin dhe më pas u arratis në këmbë.
Ward qëndroi në vendin e ngjarjes duke u veshur, ajo pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin. 45-vjeçarja tha se ishte mësuese zëvendësuese në shkollën ku më vonë u identifikua se studionte edhe 17-vjeçari.
Ky i fundit u gjet i fshehur në një oborr me të brendshme dhe vetëm një bluzë veshur.
Makina ku ndodheshin ata i përkiste mësueses dhe bashkëshortit të saj. Ndaj 45-vjeçares u ngrit akuza për abuzim seksual ndaj një nxënësi shkolle.