Plagosje me thikë në qendër të qytetit, dy të lënduar në Selanik

10 September 2022, 22:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në qendër të qytetit, dy të
Vendngjarja

Një incident mes dy personave ka ndodhur pasditen e së shtunës, në qendër të Selanikut. Sipas informacioneve të para të protothema.gr, dy të rinj me plagë me thikë janë dërguar në spitalin e Papageorgiou.

22-vjeçari algjerian ka të paktën tre plagë me thikë, dy në gjoks dhe një në këmbën e majtë dhe një dëmtim në kokë që ndoshta është shkaktuar nga doreza e thikës.

I riu ka arritur të ecë deri në rrugën Ethnikis Amynis ku është rrëzuar para forcave të Policisë, ndërsa i dyti shkoi në spital me ambulancë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme. Por ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ndodhen më shumë se 3000 policë që marrin pjesë që monitorojnë demonstratat.


Video