Koreja e Veriut e shpall veten shtet me armë bërthamore

9 September 2022, 23:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koreja e Veriut e shpall veten shtet me armë bërthamore
Ilustrim

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajme KCNA, Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që e deklaron veten si shtet me armë bërthamore. Udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin të pakthyeshëm dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin.

Ky ligj i miratuar parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të ndërmarrë një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten. Pavarësisht sanksioneve gjymtuese, Pheniani ka kryer 6 teste bërthamore midis 2006 dhe 2017.

Koreja e Veriut ka vazhduar të avancojë aftësitë e saj ushtarake, duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërcënuar fqinjët e saj.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur këtë vit me Phenianin që lëshoi ​​një numër rekord raketash balistike.


Video