“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur fitoren në zgjedhjet për raundin e dytë në kryeqytet.
Në një dalje për mediat, Rama tha se rezultati i sotëm tregoi se fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit.
Gjithashtu Rama përshëndeti kundërkandidatin nga LVV, Hajrulla Çeku, derisa ftoi të reflektojë pasi sipas tij bllokada nuk sjell zhvillim.
“Sot është festa e qytetit tonë, unitetit dhe demokracisë. Sot ka fituar vullneti për zhvillim. Sot fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit”, tha ai.