
PROFILI KRIMINAL/ Kush është Laert Haxhiu, vrasjen e parë e bëri...
28 Shtator, 21:07Fokus
Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, në një incident të pafat, teksa janë goditur nga një rrufe në një plazh të Meksikës.
E gjithë ngjarja e rëndë është filmuar me kamera, dhe ka ndodhur në Michoacán, në bregun Paqësor të vendit.
Disa persona dallohen në kamera teksa mbledhin plaçkat nga deti, por në atë moment njëri goditet nga vetëtima që duket se përhapet në rërë dhe prek edhe një person tjetër. Të dy kanë rënë pa ndjenja në tokë.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, viktimat ishin një burrë dhe një grua, gruaja ishte turiste dhe burri shiste hamak. Burimi thotë se gruaja u vra menjëherë në vendngjarje, ndërsa burri vdiq në spital.
Shanset që një person të goditet nga rrufeja janë të rralla, rreth 1 në 15,300.