
Familjarët e 3-vjeçarit, i cili u dhunua nga edukatoret e një çerdheje në Fushë Kosovë kanë publikuar fotografitë, ku duken shenjat e dhunës së ushtruar mbi djalin.
Fatos Geci në rrjetin social Facebook, ka nxjerrë një video që sipas tij edukatoret e kanë “rrahur brutalisht” nipin e tij 3 vjeçar.
‘’Kjo janë 3 IDIOTET që e rrahën nipin tim 3 vjeçar, te cilat do të arrestohen sa me shpejtë që te jete e mundur…’’, ka shkruar ai.
Kujtojmë se video është bërë publike nga familjari, Fatos Geci, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë në pyetje tri edukatoret të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj të miturit.
Pas pamjeve të rënda të publikuara nga familjari i djalit 3-vjeçar, Policia e Kosovës ka marrë në pyetje prindërit e të miturit dhe tre edukatorët, të cilat akuzohen për dhunë.