Kosova shkel sanksionet ndaj Rusisë? Shiten hapur produktet e Gazprom

19 Shtator 2023, 16:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vaji rus "Gazprom" shitet në Kosovë

Produkte me origjinë ruse, që janë të sanksionuara nga qeveria në Kosovë, po shiten hapur në dyqane madje edhe me kupon tatimor.

Denoncimi vjen përmes një produkti të “Gazprom”, kompani shtetërore ruse e gazit dhe të naftës. Ky produkt mesa duket ka hyrë në Kosovë lirshëm nga doganat dhe tashmë shitet në dyqanet e vendit.

Vaji i makinave prodhim rus shitet në shumë pika të ndryshme në Kosovë, dhe kushton 4 euro.

Madje në kuponin fiskal për blerjen e këtij produkti shënohet origjina “Rusi” dhe “Gazprom”.

Mallrat ruse, bazuar në vendimet e Qeverisë nuk duhet të shiten nëpër Kosovë dhe është detyra e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Industrisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, që t’i largojë nga tregu.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar pakon e 11 të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë në qershor të këtij viti. Kjo pako përfshinte zgjerimin e  disa kufizimeve të mëhershme dhe ishin shtuar disa dhjetëra entitete të reja dhe po ashtu mallra, shkruan Albanian Post.

Kosova shkel sanksionet ndaj Rusisë? Shiten hapur produktet e Gazprom
Fatura e vajit të Gazprom

Video