Pamje si në filma: Me sytë nga qielli dhe i rrethuar nga agjentët e armatosur të DEA-s, si u dërgua në gjykatë Maduro (VIDEO+FOTO)

5 January 2026, 19:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje si në filma: Me sytë nga qielli dhe i rrethuar nga agjentët
Nicolas Maduro

Pamje filmike dhe fotografitë e përcjella nga Reuters, treguan presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores duke u dërguar në një gjykatë të New York-ut të hënën.

Të prangosur, Maduro dhe Flores u shoqëruan nga roje të armatosur me pajisje taktike nga një qendër paraburgimi në Brooklyn drejt një helikopteri që i çoi në gjykatën federale të Manhattanit, ku kishin seancën në mesditë (18:00 me orën tonë).

Maduro u njoh akuzat ndaj tij dhe u deklarua i pafajshëm gjatë seancës, të zhvilluar përpara gjyqtarit federal Alvin Hellerstein. Ai përballet me dekada burg deri në burgim të përjetshëm për secilën akuzë, nëse shpallet fajtor.

Prokurorët e akuzojnë  Maduron se ka qenë i përfshirë në trafik droge që nga koha kur filloi të shërbente në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në vitin 2000, deri në periudhën kur ishte ministër i Jashtëm dhe më pas në zgjedhjen e tij në vitin 2013 si pasues i presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Prokurorët federalë në New York-ut e akuzuan për herë të parë në vitin 2020 si pjesë e një çështjeje të gjatë për trafik narkotikësh kundër ish zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë venezuelas.

 

 



Video