Nuk është “AI”, pamje të “frikshme” brenda syrit të uraganit Melissa që po kërcënon Xhamajkën me erëra prej 300 km/h

28 October 2025, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk është “AI”, pamje të “frikshme”
Syri i uraganit Melissa

Uragani Melissa ka arritur kategorinë 5, më e larta në klasifikimin e uraganeve teksa ka mbërrutur në brigjet e Xhamajkës.

Ishulli i Karaibeve është përgatitur për erëra me shpejtësi shkatërrimtare deri në 300 km/h, shira të dendur, përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Disa qytete janë evakuuar tashmë.

Melissa konsiderohet si një prej uraganeve më të rrezikshëm të regjistruar ndonjëherë në bazinin e Atlantikut. Erërat e forta prej 300 kilometrash në orë konsiderohen ekstremisht të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën e qindra-mijëra banorëve.

Nuk është “AI”, pamje të “frikshme”
Uragani Melissa pranë Xhamajkës

Ditën e djeshme, një avion i forcave ajrore amerikane ka arritur të depërtojë në atë që konsiderohet si syri i uraganit, dhe pamjet janë sa të frikshme aq edhe mahnitëse.

Fotografi nga avioni i shërbimeve meteorologjike:

Nuk është “AI”, pamje të “frikshme”

Nuk është “AI”, pamje të “frikshme”

Pamjet LIVE:



Video