Netanyahu urdhër ushtrisë: S’ka armëpushim nëse Hamasi nuk jep një listë të pengjeve

19 January 2025, 09:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Netanyahu urdhër ushtrisë: S’ka armëpushim nëse Hamasi
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të mos fillojë një armëpushim në Rripin e Gazës siç është rënë dakord në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale, përveç nëse Hamasi shpall emrat e pengjeve që duhet të lirojë, tha zyra e Netanyahut.

“Kryeministri ka udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) se armëpushimi, i cili do të hyjë në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit, nuk do të fillojë derisa Izraeli të marrë një listë të pengjeve për t’u liruar, të cilën Hamasi është zotuar ta dorëzojë“, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.

Një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas do të hyjë në fuqi sot në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale, dhe gjatë fazës së parë, e cila do të zgjasë gjashtë javë, 33 nga 98 pengjet e mbetura izraelitë, duke përfshirë gra, fëmijë, janë planifikuar të lirohen, burra mbi 50 vjeç dhe të burgosur të sëmurë e të plagosur.


Video