"Mos e merrni seriozisht" - Gjenerali iranian sulmon Trumpin: Është dritëshkurtër dhe fëmijëror

19 Gusht 2026, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjenerali iranian Mohammad Reza Naqdi ka sulmuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e deklaratave të tij.

Në deklaratën e tij, Naqdi e cilësoi Trumpin si një president “jashtëzakonisht dritëshkurtër dhe fëmijëror”, duke argumentuar se ai nuk ka një vizion afatgjatë dhe nuk mendon për pasojat e deklaratave të tij.

“Kur thotë diçka, ai nuk mendon as për atë që do të ndodhë 24 orë më vonë”, u shpreh gjenerali iranian.

Naqdi shkoi edhe më tej në kritikën e tij, duke thënë se deklaratat e presidentit amerikan nuk kanë bazë dhe as qëndrueshmëri.

“Unë i besoj një shoferi taksie shumë më tepër se sa i besoj atij. Mos i merrni shumë seriozisht ato që thotë”, deklaroi ai.


Video