Ministrja e Jashtme e Kosovës “shuplakë” Borrellit për reagimin qesharak ndaj sulmit terrorist në Kosovë

24 September 2023, 15:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja e Jashtme e Kosovës “shuplakë” Borrellit
Donika Gërvalla / Joseph Borrell

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është përgjigjur ashpër diplomatit evropian Joseph Borrell për sulmin në veri të Kosovës ku një grup terroristësh serbë vranë një polic dhe plagosën një tjetër.

Borrell në reagimin e tij përdori terma si “dialog” dhe de-eskalim”, ndërsa sulmit terrorist iu referua si “armiqësi” që duhet të marrin fund. Të gjitha palët duhet të de-eskalojnë situatën, thoshte Borrell.

Por përgjigja e ministres së Jashtme të Kosovës nuk i lë gjë mangut reagimit të Borrell, që më shumë duket se është përkujdesur të mos shqetësojë Beogradin zyrtar sesa të dënojë ngjarjen e rëndë.

Reagimi i plotë i ministres Gërvalla:

Zoti Borrell, vërtet?

Terroristët vrasin policinë - dhe ju thërrisni "të gjithë aktorët"?

Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?

A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si "armiqësore"?

Sa turp.

Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?


Video