Lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 125-të. Presidenti rus Vladimir Putini mund të furnizojë Bjellorusinë me raketa Iskander. Dy raketa ruse goditën një qendër tregtare në Kremenchuk, Ukrainë, duke shkaktuar të paktën 18 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në fjalën e tij në samitin e G7, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi ndihmë për të larguar rusët para se të fillojnë sërish sulme nga të gjitha anët.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO paraqet një rrezik më të madh për Rusinë sesa ai i Suedisë dhe Finlandës. Një paralajmërim e kishte edhe për Krimenë.
"Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të sillte shpallje kundër Rusisë. Nëse një vend anëtar i NATO-s do të bënte një lëvizje të tillë, kjo do të çonte në një konflikt kundër të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut: në Luftën e Tretë Botërore, në një fatkeqësi totale", tha Medvedev.