Mediat: Djali i Donald Trump, darkë biznesi në Beograd

24 September 2024, 13:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat: Djali i Donald Trump, darkë biznesi në Beograd
Foto ilustruese

Donald Trump Jr ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Beograd, ku u takua me një grup biznesmenësh.

Ambasada e SHBA-së në Beograd refuzoi të komentojë vizitën, por media N1 raporton se disa pronarë kompanish ndërtimi, bankash dhe të tjerë ishin të pranishëm në darkën me djalin e Trump në një nga hotelet qendrore të Beogradit.

 Sipas burimeve të N1, në darkë nuk ka marrë pjesë askush nga qeveria serbe.

Mediat: Djali i Donald Trump, darkë biznesi në Beograd

Më tej, Trump nga Beogradi u nis për në Bukuresht, ku gjithashtu do të zhvillojë një vizitë të ngjashme, siç njoftojnë mediat rumune.

Djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kandidon për tu rizgjedhur në nëntor, është nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump, të cilën e menaxhon me vëllanë e tij më të vogël Eric.

Donald Jr nuk është anëtari i parë i familjes Trump që shfaq interes për të bërë biznes në Serbi. Dhëndri i ish-presidentit, Jared Kushner, nënshkroi një marrëveshje me autoritetet serbe për të ri-ndërtuar atë që ishte ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë në qendër të Beogradit, e cila u bombardua nga NATO në 1999.


Video