Media serbe: Radomir Pocuça nuk është vrarë në Kosovë, është gjallë në Beograd (VIDEO)

24 September 2023, 18:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Media serbe: Radomir Pocuça nuk është vrarë në
Radomir Pocuca

Gjerësisht në media dhe rrjetet sociale u raportua se një prej viktimave në radhët e sulmit terrorist në Kosovë është shtetasi serb Radomir Počuça.

Por sipas një medie në Serbi, ai është gjallë dhe ndodhet në Beograd.

“Radomir Počuça, një serb që luftoi me rusët në Ukrainë, nuk është në mesin e sulmuesve në Kosovë. Ndonëse në rrjetet sociale është bërë e ditur se Poçuça është një nga të vrarët, ai është pro @IstragaB konfirmoi se është gjallë dhe se ndodhet në Beograd”, thotë faqja serbe në Instagram.

Lajmi për vrasjen e terroristit famëkeq Pocuca u përhap edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe u pasqyrua në disa media. Por mesa duket nuk është i vërtetë.

Megjithatë, kujtojmë se asnjë prej 3 terroristëve serbë të vrarë nuk u është konfirmuar identiteti. Madje ka raportime që janë vrarë 7 dhe jo 3.


Video