Deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të ketë Vuçiçi për sulmin në Veri

24 September 2023, 18:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti gjerman: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të
Deputeti gjerman Michael Roth

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth ka reaguar për sulmin terrorist në veri të Kosovës, ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër.

Ai ka thënë se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me gjasë janë përgjegjës për këtë sulm.

Roth ka thënë se është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiq”, ka thënë ai.

Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar, teksa raportohet se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur të marrin nën kontroll manastirin ku ishin ngujuar 30 serbët e armatosur.


Video