Një tjetër terrorist serb është ekzekutuar në Zveçan të Kosovës, raportojnë mediat vendase por lajmi është i pakonfirmuar zyrtarisht.
Mësohet se pak çaste më parë, një prej serbëve të armatosur ka tentuar të dalë nga manastiri ku po qëndrojnë prej orësh duke shkëmbyer zjarr me policinë e Kosovës. Në momentin që ka tentuar të largohet, ai ka qëlluar drejt policisë së Kosovës por është ekzekutuar.
Sakaq, raportohet se katër serbë të tjerë janë arrestuar nga policia, megjithatë nuk dihen rrethanat.
Burime të pakonfirmuara jozyrtare raportojnë për 6 serbë të vrarë në total.
Kujtojmë se janë mbi 30 serbë të armatosur rëndë, të cilët pasi vranë një polic të Kosovës dhe plagosën kolegun e tij, janë ngujuar në një manastir pranë Zveçanit.