Mbytet varka me emigrantë në Itali, 21 të zhdukur

4 September 2024, 19:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbytet varka me emigrantë në Itali, 21 të zhdukur

Një varkë me 28 emigrantë në bord është fundosur në ujërat territoriale italiane.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, autoritetet italiane kanë arritur të shpëtojnë vetëm 7 emigrantë, ndërsa 21 të tjerët raportohen të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë.

Të mbijetuarit rrëfejnë se ishin nisur nga Libia më 1 shtator, ndërsa varka u fundos pas një dite lundrimi në det.


Video