Babai humb tre vajzat dhe gruan nga sulmi me raketa ruse në qytetin Lviv

4 September 2024, 17:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Babai humb tre vajzat dhe gruan nga sulmi me raketa ruse në qytetin Lviv
Sulmi rus në Lviv / Tre vajza dhe nëna e tyre humbën jetën

Një sulm vdekjeprurrës me raketa dhe dronë kamikazë ka tronditur gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm qytetin e Lviv-it në perëndim të Ukrainës.

Sipas informacioneve në mediat e huaja, mendohet se Rusia ka synuar të godasë një bazë ajrore pranë qytetit, ku mendon se stacionohen avionët F-16 që Ukraina mori nga vendet perëndimore.

Megjithatë disa raketa kanë rënë në qendrën rezidenciale dhe historike të qytetit duke shkaktuar të paktën 7 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

Mes viktimave janë edhe tre vajza si dhe nëna e tyre, ndërsa i vetmi i mbijetuar është babai.



Video