Marrëveshja e dyshimtë me Vietnamin: Çfarë fshehin Putin dhe Lam?

21 June 2024, 09:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marrëveshja e dyshimtë me Vietnamin: Çfarë fshehin Putin
Putin dhe Lam

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të paktën një duzinë marrëveshjesh me homologun e tij vietnamez To Lam në Hanoi gjatë vizitës së tij shtetërore në Vietnam të enjten.

Rusia i ofroi Vietnamit, ndër të tjera, furnizimin me lëndë djegëse fosile, përfshirë gazin natyror. Putin dhe Lam ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në fushat e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe promovimin e energjisë së pastër.

Nga 12 marrëveshjet e shpallura publikisht, asnjëra nuk iu referua haptazi mbrojtjes. Megjithatë, Lam ka bërë me dije se ka pasur edhe marrëveshje të tjera që nuk janë bërë publike.

U mësua se të dyja vendet ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë një qendër të shkencore për teknologjinë bërthamore në Vietnam.

Gjithashtu, Rusia dhe Vietnami kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat e energjisë, përfshirë furnizimin me karburante fosile dhe nxitjen e energjisë së pastër.


Video