“Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për t’u veshur firmato, Arian Tahiri shfaqet në fushatë me xhupin mijëra euro

29 September 2025, 20:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për
Arian Tahiri

Vetëm pak javë pasi eksponentë të PDK-së në Mitrovicë denoncuan bluzën “Casablanca” të kandidatit të LVV-Guxo për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, kundërshtari i tij politik, Arian Tahiri është shfaqur në fushatë me një veshje tjetër “firmato” edhe më “luksoze” se ajo e Pecit. 

Kandidati i PDK-së u pa i veshur me një xhup me kapuç të markës luksoze italiane “PRADA”.

Fotografia e Arian Tahirit me xhupin “PRADA” u shpërnda në Facebook, të dielën nga një aktiviste e PDK-së në Mitrovicë, dhe duket të jetë e shkrepur gjatë një aktiviteti elektoral ku ishte i pranishëm edhe kandidati i PDK-së që sivjet po synon ta pasojë Bedri Hamzen në Mitrovicë.

“Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për

Ndërsa për bluzën e Faton Pecit u tha se është false, dhe e blerë në një dyqan në Mitrovicë, nuk dihet ende nëse edhe kjo e Tahirit do të rezultojë njëjtë – ose të paktën nëse do të pretendohet se është false gjithashtu.

Por në rast se është e kundërta dhe është blerë në një dyqan zyrtar të “PRADA”, atëherë çmimi i xhupit, në internet, rezulton të jetë plot 2050€ – dymijë e pesëdhjetë Euro.

Në rast se veshja e kandidatit të PDK-së për Mitrovicën është xhup origjinal me kapuç “PRADA”, prej pëlhure teknike, atëherë si material është 100% poliamid i ricikluar. Megjithatë në tregun online gjenden edhe imitime të këtij produkti, që dallojnë nga materiali dhe çmimi, natyrisht.

“PRADA” që konsiderohet si një nga markat më prestigjioze në botën e modës nuk ka dyqan zyrtar në Kosovë. Veshja me këtë markë rrobash shpesh konsiderohet si simbol i statusit dhe luksit, pasi çmimet e saj janë shumë të larta. /Reporteri.net

“Mania” e kandidatëve për Mitrovicën për



Video