Luftë me policinë në Bolivi: Arrestohen 5 kriminelë të rrezikshëm, mes tyre dhe një shqiptar

16 February 2024, 18:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luftë me policinë në Bolivi: Arrestohen 5 kriminelë të
Forcat speciale boliviane

Policia në Bolivi ka ndërmarrë një operacion në San Miguel de Velasco, për kapjen e personave përgjegjës për vrasjet e fundit në San Ignacio.

Gjatë operacionit ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku një prej personave ka arritur të arratiset pasi ka qëlluar ndaj forcave të policisë. Dyshohet se personi në fjalë mund të jetë një nga autorët e vrasjeve.

Sipas mediave vendase, mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguaian, një bolivian dhe një shqiptar.

Në vendngjarje janë arrestuar edhe pesë gra. Braziliani i arrestuar rezulton të jetë Lourival Maximo Da Fonseca me precedentë në Brazil për trafik droge dhe armësh, organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ai gjithashtu kërkohet në Paraguaj, Peru dhe Kolumbi. Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Santa Cruz.


Video