LUFTA Izrael-Hamas/ Vritet gazetari palestinez dhe 11 anëtarë të familjes së tij në Gaza!

3 November 2023, 12:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LUFTA Izrael-Hamas/ Vritet gazetari palestinez dhe 11 anëtarë të
Muhammad Abu Hatab

Përveç civilëve, që duket se janë kthyer në shënjestër si për ushtrinë izraelite, ashtu edhe për grupin Hamas, në Gaza po vriten edhe gazetarët.

Muhammad Abu Hatab, është viktima e fundit e kësaj lufte me bilanc tragjik, teksa të vrarë kanë mbetur edhe 11 anëtarë të familjes së tij.

Sipa mediave të Palestinës, në sulmin e kryer nga Izraeli në Khan Younis ka humbur jetën gazetari, Muhammad Abu Hatab dhe anëtarët e familjes së tij.

Mes viktimave, është bashkëshortja e gazetarit, djali i tij i mitur dhe vëllai, si dhe familjarë të tjerë.

Gazetari Abu Hatab gjatë sulmit ndodhej në krye të detyrës dhe se po kryente prezantim ditor përpara spitalit mjekësor “Nasser” në Khan Younis lidhur me sulmet e Izraelit. Raportimin e tij të fundit e bëri një orë para se të vritej.

Sipas Sindikatës së gazetarëve, me vdekjen e Abu Hatab është rritur në 27 numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite kundër Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.



Video