Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Në shtator, takim i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

28 August 2023, 21:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Në shtator, takim i nivelit
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka treguar se po përgatitet një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator.

Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës  të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


Video